Nga Klaudio Ndreca
Shumë kritika të ashpra ka për Lacion që ka marrë tatpjetën që pas rinisjes së futbollit nga Koronavirusi. Papritur ekipit që po luftonte për titullin kampion nisi humbjet radhazi dhe krijoi tension të madh. Lotito ishte i pari që zbriti në dhomat e zhveshjes dhe i ka ulëritur skuadrës, ndërsa nga ana tjetër Imobile ka reaguar duke u shprehur se familja e tij nuk duhet të preket nga ofendimet.
Ndërkohë trajneri Inzaghi ka mbrojtur ekipin pas humbjes së fundit ndaj Juventusit duke nënvizuar arritjet: “Kur dikush më thotë diçka për ekipin tim zemërohem pasi kemi 14 pikë më shumë se sezoni i shkuar. Kemi fituar Superkupën ndaj Juventusit dhe nuk kemi shkuar në Champions që kur Juventus ishte në Serinë B. Jemi para Milanit dhe Fiorentinës. Nëse i prekni djemtë e mi, unë zemërohem”, u shpreh Inzaghi. /Sport Ekspres/