Elvis Sina tregon zhvillimet brenda bardhebluve: Tirana po lëviz për trajner tjetër, janë duke gabuar

Elvis Sina ka treguar edhe zhvillimet e fundit brenda klubit të Tiranës. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ikona e bardhebluve është shprehur se presidenca po lëviz për të gjetur një trajner tjetër në vendin e Egobsë. Duke e konsideruar si një veprim të gabuar, Sina kërkon që teknikut aktual t’i jepet mundësia që të tregojë vlerat e tij edhe në “Champions League”.

“Me aq sa kam dëgjuar unë, presidenca e Tiranës po mundohet që të gjejë një trajner tjetër. Për mendimi tim kjo është e gabuar. Tirana po lëviz për një trajner tjetër. Ata e kanë thënë edhe hapur, ai që do ta kuptojë, e kupton këtë gjë. Nuk është aspak normale që Egbo i cili ka qenë pjesë e këtij klubi prej vitesh, ta marrë në gjendje të rënduar psikologjike, ta dërgojë kampion dhe të largohet. Për mendimin tim duhet të pritet Champions-i. Duhet të priten njëherë këto ndeshje dhe pastaj të vendoset, pasi ka lojtarë që do të largohen, u mbaron kontrata dhe do të riformatohet nga e para. Nga 1-10 sa shanse ka Egbo që të qendrojë? 5”, u shpreh Sina. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online