Nga Klaudio Ndreca
PSG ka arritur të fitojë në shifrat 7-0 ndaj Beveren në takimin miqësor të zhvilluar në ditën e djeshme. Një përballje kjo që i ka krijuar gjigandëve francezë luksin për të dhuruar spektakël dhe për t’u tallur me kundërshtarin.
Sidomos kur flitet për Nejmar, që të gjithë aftësitë që zotëron nuk mund t’i mbajë të fshehura në ndeshje të tilla ku ka më shumë mundësi për të shpalosur vlerat. Pasi i kishte realizuar nga penalltia portierit të Beveren në golin e dytë, kishte një tjetër 11-metërsh në minutën e 47.
Sulmuesi brazilian ka kërkuar të jetë “zemërmirë” në këtë rast, duke e pyetur portierin: “Ku e do që ta gjuajë?”. Një provokim që është marrë me humor edhe Pirard. Megjithatë ajo që nuk priste ky i fundit ishte pasimi i dhënë nga Nejmar te penalltia për Ikardin, me këtë të fundit që do ta dërgonte në rrjetë. /Sport Ekspres/
Neymar asked the keeper which corner to shoot,
Lol such a character?
— Khal Bussie? (@iam_bussie) July 18, 2020
What an assist of Neymar for Icardi ? pic.twitter.com/YerAA0C2c6
— Neymar Stuff (@NeymarStuff__) July 17, 2020