“Shiko Bielsa! Vajza ime ishte tre vjeçe, tani jemi bërë të vjetër”! Mesazhi emocionues nga aktori i “Games of Thrones”

Nga Klaudio Ndreca

Lidsi ka arritur që të kthehet në elitën e futbollit anglez pas 16 vitesh. Në krye të kësaj skuadre është “i çmenduri” Bielsa, trajner ky që ka pasur bëma të mëdha përgjatë gjithë karrierës duke e bërë të veçantë nga të tjerët.

Një mesazh prekës dhe vlerësimi ka ardhur nga ana e aktorit të “Game of Thrones”, Nikolaj Coster-Ëaldau” që njihet për rolin si Jaime Lannister. Ky i fundit i ka treguar saktësisht Bielsës se çfarë ka kthyer në realitet për tifozët e Lidsit, me dedikimin që ka marrë shumë shpërndarje në rrjetet sociale.

“Isha duke parë ekipet që ka pasur Premier League përpara 5.000 ditësh, por ti Marcelo bëri historinë te Lidsi, i kalove të gjitha pritshmëritë. Tani je bërë i pavdekshëm. Mbiemri yt, stili yt dhe veprat e tua. Marcelo, ka kaluar një kohë e gjatë. Na ka kaluar e gjithë fëmijëria kur Lidsi ka qenë në “Premier League” për herën e fundit.

Ne kemi rënë nga kategoria kur vajza ime ka qenë tre vjece. Shikoje tani, ajo mund të ngasi makinën. Ajo mund të votojë dhe të shkojë në punë. Jemi bërë shumë të vjetër tani dhe bota është kompet ndryshe. Por ti sot na bëre që të ndihemi më të ri. 16 vite jemi ndierë më të ri.  Ti i mësove Cooper, Klich dhe Philips sesi pasohet topi. Ti e ktheve Dallas në supermen. Ti i tregove Patric sesi shënohet. I dhe lirinë Ayling dhe rinove Pablon. Marcelo, dua ta dëgjosh këtë mesazh. Të duam! Edhe më tepër nga çfarë e mendon”. /Sport Ekspres/

Momenti kur Lidsi ra nga “Premier League” përpara 16 vitesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online