Nga Klaudio Ndreca
Situata tek Totenhem Spurs nuk është aspak e mirë që pas largimit të Poketinos, kur ky i fundit u zëvendësua nga Murinjo. Kryeqytetasit ndodhen jashtë zonës Champions, por rrezikojnë edhe vendin në Europa Ligë, pasi vuajnë konkurencën e Arsenalit. Ditën e djeshme skuadra e Murinjos u përballë me Evertonin, ndeshje të cilën e fituan që në pjesën e parë në shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit erdhi nga një autogol i Keane që mjaftoi për t’i dhënë tre pikët Totenhemit.
Megjithatë në fund të pjesës së parë ka ndodhur një gjest i shëmtuar mes dy lojtarëve të Spursave. Kapiteni, Hugo Loris, e gjeti veten në një konfrontim fizik me yllin e ekipit, Son. Ndërkohë që të gjithë prisnin kritikat nga trajneri Murinjo, ky i fundit bën edhe njëherë shou, duke qenë i lumtur për këtë përplasje.
“Sa bukur! Kjo zënka ka ardhur sipasojë e takimeve tona. Më fajësoni mua për këtë. Unë isha kritik ndaj djemëve të mi sepse nuk janë mjaft kritik ndaj vetes dhe njëri-tjetrin. I kërkova që të jenë më kërkues edhe me të tjerët. I kam kërkuar që të bëjnë te kolegët e tyre dhe presionin e frymës së ekipit. Atje ka pasur një dy fjalë të këqija, nuk jam i sigurt nëse kishte apo jo shtytje, por është diçka e rëndësishme që ekipi të rritet dhe kjo bëhet duke e kërkuar nga njëri-tjetri. Kur e pashë këtë lloj reagimi nuk kisha dyshime që Son dhe Loris do të bëheshin prapë bashkë”, tha Mourinjo. /Sport Ekspres/
Rapaz, o clima esquentou entre Lloris e Son na saída do intervalo…pic.twitter.com/TAgdZT3CzQ
— PL Brasil (@plbrasil1) July 6, 2020