E bujshme/ “Këtu yjet shkëlqejnë, të dua këtu”! Publikohet biseda telefonike e trajnerit në Angli dhe Vedat Muriqit: Jam gati!

0

Nga Klaudio Ndreca

Vedat Muriqi është gati që të bëj një hap të rëndësishëm në karrierën e tij për të kaluar në “Premier League”. Sulmuesi shqiptar ka pasur interesimin e shumë ekipeve falë performancave të zhvilluara me Fenerbaçen, por një skuadër angleze është më pranë.

Mediat turke kanë publikuar edhe bisedën telefonike mes trajnerit Slaven Bilic dhe Vedat Muriqit. Bilic drejton WBA që aktualisht është në “Championship”, por sipas të gjitha gjasave në sezonin tjetër do të jetë pjesë e elitës së futbollit anglez.

“Ti je një sulmues shumë i mirë dhe unë të kam ndjekur për një kohë shumë të gjatë. Unë të dua ty te West Bromëich në sezonin tjetër. Këtu yjet shkëlqejnë”, ka qenë vlerësimi që Bilic ka bërë në lidhjen telefonike. Ndërkohë që reagimi i Vedat Muriqit ka qenë pozitiv për të pranuar këtë transferim. “Është një kënaqësi e madhe për mua që të punojë me ty. E gjitha ajo se çfarë duhet të bësh është që të arrish marrëveshje me ekipin tim. Do e dëshiroja që të luaja në Angli”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.