“Fitore si e Pirros, nuk hiqet dorë nga vesi i bixhozit”! Redi Jupi: E mbani mend? Tirana toleroi Kukësin dhe ra në Kategorinë e Parë

Redi Jupi ka folur për çështjen e hijeve të dyshimit për trukim në futbollin shqiptar pas ndeshjes së Bylisit me Tiranën. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ka kujtuar edhe sezonin kur Tirana ra nga Kategoria e Parë, për të hequr një paralelizëm mbi tolerimin që asokohe Jupi shprehet se bardheblutë i bënë në Kupë ekipit të Kukësit.

“Ky problemi i trukimit të ndeshjes e dëmton shumë imazhin e futbollit shqiptar. Është ky vesi i bixhozit që nuk hiqet dot dorë, pasi mendon se fiton lekë, por në fakt nga ana tjetër humb shumë. Futbollit i vendos minat nga poshtë dhe do e quaja fitore si e Pirros. Nuk dua të merrem fare dhe nuk e di se kush e ka bërë dhe kush ka fituar.

E mbani mend në sezonin kur Tirana ra nga Kategoria? Përpara se të binte dhe në momentin që nuk po rrezikonte, e toleroi Kukësin në Kupë. Pastaj shkoi edhe ra. Nuk do të doja që të përsëritej edhe këtë sezon”, tha Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online