Nga Klaudio Ndreca
Vedat Muriqi do të largohet nga Fenerbaçe dhe është gati të bëj një tjetër hap të madh në karrierë. Këtë herë duke provuar një aventurë jashtë Turqisë, ndërsa emri i tij ka dalë në shumë raste gjatë merkatos dimërore dhe verore, ku më afër ishte ekipi i Lacios.
Në një prononcim për mediat turke ishte menaxheri i lojtarit, Haluk Canatar që zbulon pak më tepër rreth të ardhmes së Muriqit. Ky i fundit do të kalojë në Angli ose në Itali, ndërsa ka dy oferta zyrtare që janë mbërritur te Fenerbaçe.
“Ka kërkesa me shkrim dhe që janë diskutuar nga transferimi i Vedatit në Angli dhe Itali, në lidhje me marrëveshjen e re. Unë nuk mund të jap emra konkretet për momentin sepse po vazhdon kampionati. Do të preferoja që të largohej duke ngritur trofe, por janë shifra që nuk mund të refuzohen”, tha Haluk Canatar. /Sport Ekspres/