“Te më të mirët në Serinë A”! Alesandro Matri ngre figurën e Kumbullës: M’u kujtua, e donin edhe te Sasuolo

0

Nga Klaudio Ndreca

Marash Kumbulla ka marrë gjithë vëmendjen në Seria A teksa vlerësime të shumta po vijnë për mbrojtësin shqiptar. Këtë herë është një sulmues që ka luajtur me shumë ekipe të njohura në Itali, Alesandro Matri, që shpreh fjalët më të mira për mbrojtësin e Shqipërisë. Teksa cilëson faktin se Kumbulla është mes mbrojtësve më të mirë në Seria A, tregon se Sasuolo e kërkonte që në vitin e shkuar, kur lojtari kuqezi ishte “i panjohur” në Itali për tifozët, por jo për specialistët që e kishin ndjekur edhe me të rinjtë.

“Kumbulla ka provuar se është një mbrojtësit më të mirë të Serisë A. E kam dërguar në vendin e parë në “Fantacalcio” verën e shkuar. Si e bëra këtë gjë? Më kujtohet shumë mirë përpara një viti kur Palmieri e donte te Sasuolo. Më tha se është shumë i fortë dhe më kujtoheshin fjalët e tij për Marashin”, tha Matri. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.