Superiorja do të ketë si ndeshjen më të bukur të javës përballjen mes Tiranës dhe Kukësit. Në rast se bardheblutë do të arrijnë të fitojnë, atëherë mbyllin edhe llogaritë e titullit kampion. Nga ana tjetër verilindorët nuk kanë ndërmend të hapin krahun kaq lehtë, të paktën titulli nga kryeqytetasit të mos fitohet në këtë mënyrë.
Përballja do të luhet në orën 17:45 të hënën për shkak të problemeve me sistemin e ndriçimit në stadium. Gjithashtu në të njëjtin orar do të luhet edhe Bylis-Partizani, ndërsa e vetmja në mbrëmje është Teuta-Skënderbeu. Këto janë takimet e së dielës, por nuk duhet të harrojmë që dy takime të Superiores na presin edhe ditën e dielë. /Sport Ekspres/
E dielë
17:45 Laçi-Flamurtari
17:45 Luftëtari-Vllaznia
E hënë
17:45 Bylis-Partizani
17:45 Tirana-Kukësi
20:45 Teuta-Skënderbeu