Vllaznia është duke kaluar një periudhë të vështirë këtë sezon. Ditën e djeshme u eleminuan nga Kupa e Shqipërisë, ndërsa në kampionat gjenden në luftë për mbijetesë. Ndërkohë fundi i muajit të shkuar e gjeti klubin e Vllaznisë me probleme të mëdha, pasi lojtarët bojkotuan edhe stërvitjen për shkak të mospagimit që prej shkurtit.
Megjithatë zëdhënësi për shtyp i skuadrës shkodrane është i mendimit se klubi është korrekte me pagesat, ndërsa zbulon se javën e ardhshme bëhetedhe lukuidimi përfundimtar me rrogat për anëtarët e Vllaznisë. Në një intervistë për “Syri TV” me gazetaren Enkeleida Zeko, Gjergji Kola ka folur edhe për gjendjen e dobët të ekipit, ku fajin për formën fizike ia vë ndërprerjes. Sipas tij Vllaznia ka qenë e rregullt me zbatimin e protokolleve gjatë karantinës, jo si klubet e tjera të Superiores që janë stërvitur edhe në fushë gjatë asaj periudhe.
Eliminimi i Vllaznisë nga Kupa – “Kualifikimi do të shërbente më shumë nga ana morale për klubin e Vllaznisë sepse në kampionat ne nuk jemi aspak në pozita të mira. Nuk ndodhi asnjëra por shpresojmë që 6 sfidat e fundit të reflektohet pasi janë 4 pikë larg Bylisit. Ndeshja e radhës për kampionat shpresojmë që Vllaznia të rikthehet te rezultatet pozitive që të largohet nga zona “play out””.
Play out – “Gjitha skuadrat kanë probleme fizike pas pandemisë kurse Vllaznia ka më shumë probleme për shkak se ne i kemi respektuar me rigorozitet rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ne izolonim futbollistët, kurse disa klube të tjera kanë thyer rregullat, dhe stërviteshin në fusha duke thyer protokollet. Trajneri Dedja po bën maksimumin, shpresojmë që të rikthehet entuziazmi, e rëndësishme është të fitohet me Teutan në sfidën e Kategorisë Superiore pasi nëse nuk fitohet do të bëhen gjërat shumë të vështira”.
Pagat Vllaznia, kriza ekonomike – “Gjendja është e stabilizuar, Vllaznia është korrekte në bërjen e pagesave. Javë e ardhshme pritet të bëhet një tjetër pagesë dhe ne jemi të likuiduar me stafin dhe futbollistët. Vllaznia është mirë krahasuar me klubet e tjera të Superligës që me të vërtet kanë probleme”.
6 ndeshjet e mbetura – “Situata nuk është në favor të Vllaznisë, ndeshjet e fundit kemi probleme sidomos në mbrojtje pasi ne po pësojmë shumë gola. Ndeshjen e së dielën Vllaznia do të ketë mungesa në mbrojtje, Adili është ndëshkuar me të verdhë edhe mbrojtësi Malota është i dëmtuar shpresohet të rikuperohet por nuk ka sinjale nëse do të jetë në fushën e lojës. Po aktivizohen 25 lojtarët që Vllaznia ka në organikën e saj. Ditën e diel do të kemi një Vllazni më të fortë dhe agresive”, ka deklaruar Gjergji Kola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/