“Kombëtarja? Pse jo, aty është“, Abazaj flet për të ardhmen dhe titullin: Dua të kem minutazh, 9 pikë nuk janë pak

Kohës së Kristal Abazajt te Kukësi po i vjen fundi. Kartoni i sulmuesit shqiptar zotërohet ende nga Anderlekti, megjithëse e ardhmja e tij pritet të jetë lar klubit belg, ku minutat i ka pasur të numëruara në fushë. Abazaj ka rigjetur veten te Kukësi dhe është kthyer ai i dikurshmi. Statistikat flasin për të dhe mund të shërbejnë si një plus për futbollistin shqiptar, që të gjejë destinacionin e ri për sezonin e ardhshëm.

Në një prononcim për “RTSH Sport”, Abazaj ka pohuar se është në bisedime me disa skuadra, ndërsa kriteri i tij për të zgjedhur është minutazhi që do i ofrohet. Lojtari tregon se ndihet në formë të mirë fizike, ndërsa nuk e mohon dëshirën për të veshur sërish fanellën e Kombëtares.

“E ardhmja? Kemi disa fjalë të mira, por të shohim pasi duhen edhe 6 ndeshje që të mbarojë sezoni futbollistik këtu. Pastaj do të kemi gjithë kohën e duhur për të gjetur ekipin e duhur që do të na mundësojë edhe minutat. Nuk mund të them një kampionat, pasi edhe në bashkëbisedimet që kam pasur me menaxherin po kërkojmë një ekip ku të kem minutazh. Kjo pasi është shumë e rëndësishme për mua tani që të vazhdoj kështu.

Kombëtarja? Sinqerisht, ndihem shumë mirë dhe fizikisht jam shumë mirë. Kam arritur edhe të shënoj. Nuk jam në 100%-shin tim, pasi sic dihet për një periudhë të gjatë kam qenë në “pit stop“, por shpresoj te vazhdimësia. Prandaj Kombëtarja pse jo. Po bëre mirë në ekipin tënd Kombëtarja aty është. Kombëtarja është e shqiptarëve dhe po dhe kontributin tënd aq më mirë.

Titulli luftë deri në fund? Besoj se po. Kemi edhe Ballshin  të dielën, pastaj kemi Tiranën. Të shohim, ia lëmë kohës, por 9 pikë nuk janë pak“, ka deklaruar Abazaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online