Nga Klaudio Ndreca
Një fitore e vështirë dhe e vuajtur ishte ajo e sotmja në mbrëmje nga ana e Realit të Madridit. Askush nuk e priste që ndaj Real Sociedadit në transfertë të merreshin tre pikë të lehta, ndërsa madrilenët ia dolën në shifrat 1-2.
Ramos kaloi i pari në avantazh ekipin e Zidan nga 11-metërshi në minutën e 50. Për të mbërritur në minutën e 67 që ka sjellë edhe shumë polemika në Spanjë. Adnan Januzaj dhuron një perlë të vërtetë nga distanca duke ndalur topin në rrjetë.
Arbitri do ta anullonte për pozicion jashtë loje duke e arsyetuar me një prej lojtarëve të Sociedadit që nuk ishte në vendin e duhur dhe kishte ndikuar në rrezen e portierit. Megjithëse duke parë golin e realizuar, ka diskutime sesa ndikim ka pasur në këtë rast. Më pas i përhershim Benzema dyfishoi shifrat dhe Merino e përmbylli takimin në 1-2. Tashmë është Reali i Madridit që ka arritur Barcelonën me 65 pikë duke ndarë kryesimin në La Liga. /Sport Ekspres/