“Përse nuk shkarkohet Sormani?”! Është kjo pyetja që është shtruar jo pak herë te Partizani në këto kohë të fundit. Humbja radhazi kanë ardhur për të kuqtë, që e kanë tronditur aq shumë ambientin e kampionëve në fuqi, aqsa nuk mund “ta lajë” as një fitore 8-1 si ajo e fundit ndaj Luftëtarit.
Gëzim Sinemati ka bërë një krahasim me sezonin e shkuar, duke u shprehur se në ndryshim nga ajo që ka ndodhur më parë, tashmë përgjegjësia nuk bie mbi drejtuesit e Partizanit.
“Dikush më pyeti që përse nuk e shkarkojnë Sormanin. Unë i kam thënë që, e mbani mend se çfarë ndodhi vjet? Kur Partizani u shpall kampion, meritat i shkuan të gjithë Olsi Ramës. Këtë herë nuk shkon fatura as te Olsi dhe te Demi. Ne ndërtojmë shumë raporte të këqija, kur duam të zhysim trajnerin, e zhysim atë. Por më vjen mirë që u vazhdua që t’i jepej besimi Sormanit. Pyetja që unë shtroj, a do të mbante vendin një trajner shqiptar te Partizani pas 5-6 humbjesh?”, u shpreh Sinemati. /Sport Ekspres/