Në shtëpi me dashurinë e parë, Abazaj: Doka, pa hatërmbetje vëlla! I shkojmë Tiranës edhe më ngushtë

Kristal Abazaj është duke gjetur formën më të mirë te Kukësi, ndërsa po arrin që të realizojë te verilindorët dhe të jetë lojtari kyç i ekipit. I pranishëm në emisionin “Procesi Sportiv” me një lidhje nga “Skype”, ka folur menjëherë pas humbjes së Tiranës. Shpresat janë rritur për titullin e Superiores, madje duke kërkuar që në ndeshjen direkte të shkohet edhe më ngushtë me diferenca.

“Jam në shtëpi me dashurinë time të parë mbrapa, Luftëtarin. E pamë ndeshjen e Tiranës, ishte e vështirë dhe Teuta tregoi shpirt gare. Duhet ta përgëzojmë. Tirana nuk duhet akuzuar dhe nënvlerësuar për këtë humbje. Ndeshja jonë direkte do të jetë kryesfida e kampionatit. Duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe t’i shkojmë Tiranës në ndeshjen direkte edhe më ngushtë në diferenca. Dhuratë nga Partizani? Nuk presim dhurata të tjera, e morëm një nga Teuta. Pas ndeshjes i kam shkruar Albi Dokës në një grup që kemi, së bashku edhe me Rubin Hebajt, i shkruajta: “Takohemi nesër vëlla, pa hatërmbetje”, ka thënë Abazaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online