“Në minutën e 86 do kthesh ndeshjen ti?”! Starova vazhdon të sulmojë Egbonë: Me gjithë respektin, po trajner portierësh…

Sulejman Starova vazhdon të mos bindet nga aftësitë e Egbosë për të drejtuar Tiranën. Pavarësisht se humbja e sotme ndaj Teutës vinte pas 17 ndeshjeve, ku ishin marrë 16 fitore dhe 1 barazim, kurrsesi nuk mund të kishte një ndryshim të opinionit, përkundrazi. Disa kohë më parë Starova u shfaq i sigurt se Tirana do të merrte një tjetër trajner për sezonin e ardhshëm, ndërsa Egbo do të rikthehej për të stërvitur portierët. I pranishëm në emisionin “Pressing”, Starova shprehet pas humbjes së Tiranës ndaj Teutës:

“Është ndryshe kur Orges Shehi e lë zanatin e tij të portierit dhe bëhet portier i parë, me Skënderbeun e Kukësin. Egbo, me të gjithë respektin, ka 20 e sa vite që ka bërë trajnerin e portierëve. Unë nuk e shoh që të mos rikthehet te zanati që ka. Është e pamundur që të mos gabojë nga mos-eksperienca. Në minutën e 86-të do të kthesh ndeshjen ti?”, ka thënë Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online