Jo vetëm nga Serie A, Gentian Selmanin e kërkojnë edhe në kampionatin spanjoll

E ardhmja e Gentian Selmanit duket gjithnjë e më larg Menemesporit. Portieri shqiptar u largua verën e shkuar nga klubi i Laçit për të ndjekur karrierën e tij në Ligën e dytë të Turqisë me klubin nga Izmiri. Paraqitjet e tij këtë sezon kanë qenë bindëse dhe gardiani i Shpresave të Shqipërisë ka zgjuar interesin e shumë klubeve të huaja. Sipas asaj që raporton media turke “Sabah“, përveç Olimpiakos, Bolonjës dhe Spartakut të Moskës, tani kërkesat vijnë nga Spanja.

Bëhet fjalë për skuadrën e Real Zaragozës. Ekipi spanjol aktualisht është pjesë e La Liga 2, ku mban vendin e dytë në renditje në kuatën e 55 pikëve dhe synon të arrijë në elitë. Zaragoza ia ka besuar portën deri tani Kristian Alvarezit, i cili është në moshën 34-vjeçare dhe nuk premton edhe për shumë vite në fushë. Kështu ardhja e Selmanit ndoshta do të ishte zgjidhja për të gjetur pasuesin në katërkëndëshin e klubit spanjoll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *