Nga Klaudio Ndreca
Xhakomo Vrioni është duke u stërvitur dhe përgatitur me yjet e Juventusit para ndeshjes së Kupës me Milanin. Me vëmendje të madhe pritet të shihet nëse do të kemi një debutim nga ana e sulmuesit shqiptar në këtë listë.
Ndërkohë një artikull ia ka dedikuar edhe media prestigjoze italiane “Tuttomercatoëeb”. “Vrioni me parfumin e Serisë A”, është kjo mënyra sesi përshkruhet situata në pak fjalë. Hapësirat kanë ardhur falë dëmtimit të Gonzalo Higuan, me trajnerin Sarri që e hodhi vështrimin te Juventusi U-23.
Atje gjeti edhe lojtarin e Shqipërisë, që i përket datëlindjes 1998 dhe e bëri këtë kalim tek të rinjtë e bardhezinjve gjatë muajit janar. Gjithashtu për Vrionin do të jetë edhe një tjetër ndeshje e rëndësishme, pasi do të luajë për finalen e Kupës së Italisë në datën 27 qershor mes Juventus U-23-Ternana. /Sport Ekspres/