Beppe Marotta përgënjeshtron thashethemet e fundit: Lautaro Martinez do të qëndrojë tek Interi

Lautaro Martínez ka qenë i përfolur për disa muaj për një kalim tek Barcelona për të zëvendësuar sulmuesin Luis Suarez, i cili është në fund të karrierës. Të gjitha mediat e bënë fakt të kryer transferimin e argjentinasit në Katalonjë, por ditën e sotme drejtori sportiv i Interit ka mohuar gjithçka. Sipas Beppe Marotta-s, ka një interesim shumë të madh nga Barça, megjithatë me shumë mundësi lojtari do të mbetet në Milano.

Për një intervistë të bërë për të përditshmen “Gazetta Dello Sport”, Marotta pohoi se lojtari është shtylla kryesore e ekipit dhe nuk kanë në plan ta shesin.

“Lautaro është një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë dhe për këtë arsye, ne nuk kemi nevojë ta shesim atë. Sidoqoftë, ekziston një klauzolë transferimi me vlerë 111 milionë euro, e cila është e vlefshme deri më 7 korrik. Kjo është mënyra e vetme për ta marrë atë.”-u shpreh drejtori sportiv i Interit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online