Bomba e mbrëmjes/ Tirana do t’i zyrtarizojë këtë javë, merr për “Champions” fiksimin e Partizanit dhe ish-yllin e Skënderbeut

Nga Klaudio Ndreca

Tirana është duke vazhduar me hapa të sigurtë drejt fitores së titullit kampion në Superiore. Bardheblutë janë të pandalshëm në rrugën e tyre, pavarësisht fitoreve të Kukësit që mund të merren nga krahu tjetër.

Teksa Egbo është duke e bërë detyrën me ekipin në fushë, presidenca po mendon për ndërhyrjet për në Europë. Sipas të gjitha gjasave kryeqytetasit do të jenë pjesë në “Champions League” dhe duhet shtuar potenciali i skuadrës.

Një raportim “bombë” vjen nga mediat maqedonase, ku “Sportmedia.mk” tregon se Tirana do të vijë me dy zyrtarizime këtë javë. I pari është Besart Ibrahimi, që njihet si fiksimi i vjetër për t’u transferuar nga ana e Partizanit. Sipas medias në fjalë është arritur marrëveshja për një kontratë 2-vjeçare me vlerë rreth 250.000-300.000 euro.

Lojtari ka pranuar dhe mbeten për t’u mbyllur vetëm disa detaje të vogla. Megjithatë Ibrahimi nuk do të vijë i vetëm nga Shkëndija e Tetovës, pasi do të marrë edhe ish-yllin e Skënderbeut, që aktualisht është me kuqezinjtë në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për Gledi Mici, që ka refuzuar një ekip nga Kosova për t’i thënë “PO” Tiranës.

Të dyja këto raste vijnë të raportuara nga “Sportmedia.mk”, ndërsa mbetemi në pritje për të parë vërtetësinë e tyre. Këtu nuk duhet të lëmë pa nënvizuar se kontrata e këtyre lojtarëve me Shkëndijën përfundojnë në 15 qershor dhe kampionati në Maqedoninë e Veriut është mbyllur në tavolinë, pra nuk ka më ndeshje dhe lojtarët do të nxitojnë për t’iu bashkuar stërvitjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *