“Ata janë kampionët në fuqi”, Shehi ia bën të qartë Kukësit dhe mbron ekipin: Luftëtari? Mos harroni sa raste kishim

Nga Klaudio Ndreca

Kukësi do të përballet në transfertën e vështirë ndaj Partizanit, për të vazhduar shpresën dhe ëndrrën drejt titullit kampion. Një hap i gabuar ndaj të kuqëve do të veniste gjithçka sa i përket objektivit të verilindorëve.

Në këtë ndeshje do të rikthehet Obanor dhe Rroca për Shehin, që do të jenë armë shtesë. Në konferencën për shtyp trajneri i Kukësit e ka bërë të qartë se luhet ndaj kampionëve në fuqi të Superiores, pavarësisht krizës që Partizani është duke kaluar.

Gjithashtu ka mbrojtur edhe skuadrën për atë fitore në minutat e fundit të marrë ndaj Luftëtarit. Sipas Shehi ka qenë një Kukës që krijoi shumë raste dhe ishte konstant në lojë, megjithëse më pak fat bluzinjtë do të kishin dalë me pikë nga ai takim.

“Është nje ndeshje e rëndësishme për objektivat që kemi. Janë kampionët në fuqi edhe pse kanë rezultate jo të mira por kanë skuadër të mirë, prandaj ka shkallë vështirësie të lartë, por futemi për maksimumin. Jemi të plotë sepse rikthehen Obanor dhe Rroca dhe kemi kontigjent të plotë perveç Limaj që nuk është në 100%.

Ndeshja me Luftëtarin dhe fitorja në fund? Fituam në fund por të mos harrojmë që kemi qenë konstantë duke pasur shumë raste. Kemi punuar për të mbyllur ndeshjen dhe rastet që kemi duhen konkluduar sepse në futboll po nuk shënove, pëson.

Faza përgatitore? Pas një shkëputje prej 2 muaj e disa ditë, do të jetë e vështirë por skuadra u shpreh lirshëm dhe nuk kishte dëmtime. Kjo fazë na ka shërbyer për të ardhur në gjendje optimale.

Titulli kampion? Kemi objektiva madhorë dhe rruga e titullit kalon te Partizani. Do të fokusohemi shumë te ndeshja e radhës për të arritur objektivat që kemi”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *