Një bombë ka ardhur nga mediat italiane në orët e fundit. Juventusi ka arritur të firmosë me Marash Kumbullën, duke fituar garën e madhe për mbrojtësin shqiptar.
Shumë afër transferimit të këtij lojtari ka qenë edhe Interi, por duket se Veronën e ka bindur një ofertë tjetër.
Jo pak, por 32 milionë euro janë dhënë nga ana e Juventusit. Kontrata do të firmoset për 5 vite, duke treguar kështu besimin e madh që kanë bardhezinjtë te lojtari i Kombëtares tonë. Në orët në vazhdim pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes pas konfirmimit të ardhur nga “La Stampa”. /Sport Ekspres/