Nga Klaudio Ndreca
Një ditë para rifillimit të Superiores, Kukësi i ka kujtuar Tiranës humbjen e marrë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Pikërisht atë triumf me rezultatin 2-1, falë realizimeve të Shkurtaj dhe Rexhinaldos. Në këtë mënyrë verilindorët motivojnë edhe futbollistët për të realizuar ëndrrën e vështirë, për të fituar titullin e Superiores në këtë sezon.
Aktualisht është Tirana që e mban vendin e parë, duke u ndodhur 9 pikë larg Kukësit. Por ekipi i drejtuar nga Orges Shehi është i sigurt për vazhdimësinë dhe për suksese, duke kërkuar 10 fitoret radhazi. “Të tjera finale dhe trofe na presin”, është ky paralajmërimi që vjen nga ana e Kukësit. /Sport Ekspres/