Izolimi dhe ndalja e futbollit japi pasojat, mjeku i PSG i shqetësuar me shëndetin mendor të Di Marias

Periudha e gjatë e izolimit të detyruar ka qenë një sfidë e vërtetë për shumë njerëz, pasi të heqësh dorë nga jeta aktive dhe sociale nuk është e lehtë. Këtu nuk bëjnë përjashtim as futbollistët, që duket se nuk e kanë kaluar pa pasoja këtë periudhë. Sipas asaj që raporton “Le Parisien“ mjekët e PSG-së janë të shqetësuar për Angel Di Maria.

Mësohet se anësori i gjigantëve francez e ka vuajtur shumë izolimin, që shtuar me mbylljen përfundimtare të Ligue 1, kanë sjellë efekte negative te lojtari. Argjentinasi ka shfaqur shenja të vështirësisë për të fjetur gjumë, ankth dhe depresion. E gjitha kjo situatë ka shqetësuar edhe familjarët e tij, madje bashkëshortja ka rrëfyer te të afërmit e saj se Di Maria ka filluar të sillet si një “zombi“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *