“Zoti na udhëheq, ne mbrapa tij”, Egbo flet para ndeshjes: Ndodhi ajo që kishim frikë, jua kam thënë çunave për titullin

Vetëm 24 orë na ndajnë nga rifillimi i Superiores dhe të gjitha ekipet janë gati të zbresin në fushë për të çuar deri në fund kampionatin. Por dalja pozitiv e Erido Qardakut ka bërë që të lindin pikëpyetje në lidhje me zhvillimin e takimit të nesërm mes Bylisit dhe Tiranës, të planifikuar për t’u luajtur në orën 17:00. Emanuel Egbo ka folur edhe mbi këtë pjesë në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes, ku thotë se janë kryer testime te të gjithë lojtarët dhe janë në pritje të një vendimi përfundimtar për përballjen me mallakastriotët.

Trajneri i Tiranës shprehet se një situate të tillë i druheshin të gjithë, ndërsa bën thirrje për të treguar kujdes. Sa i përket çështjes titull, Egbo thotë se ia ka bërë të qartë futbollistëve të qendrojnë me këmbë në tokë. Sipas tij janë edhe 30 pikë në lojë dhe vetëm kur matematika do e lejojë, atëherë mund t’i gëzohen fitimit të kampionatit.

“Po presim vendimin e Federatës për ndeshjen e nesërme. I janë bërë teste të gjithë ekipit, më pas do të shikojmë si do të veprojmë. Kështu që presim deri në momentin e daljes së rezultateve. Edhe lojtarët do të kenë pak frikë, mund të jetë takuar me të gjithë, duhet kontroll që mos të përhapet. Këtë frikë kishim të gjithë: çfarë do të ndodhë nëse infektohet një lojtar.

“Frikë nuk duhet të kemi, por duhet të jemi të kujdesshëm. Do presim rezultatet e testeve. Në qoftë se do të dalin negative, nuk do të kemi frikë, po dolën pozitivë, besoj se ndeshja nuk do të zhvillohet. Nuk ka shanse të luhet po dolën shumë lojtarë pozitivë. Federata dhe klubet do të vendosin, të presim rezultatet.

Do të shohim nesër se kush është 100% gati për të luajtur. Çdo ekip ka mendimet e veta. Nuk shikoj ekipet e tjera, ne shikojmë punën tonë. Lojtarët e dinë që janë edhe 30 pikë në lojë, ka 10 ndeshje. Zoti do të na udhëheqë, ne do të jemi mbrapa tij. Në momentin që do të sigurojmë matematikisht titullin, atëherë do të themi se Tirana ka dalë kampion. Për deri sa janë 30 pikë në lojë, do të luftojmë deri në fund. Çdo ndeshje për ne do të jetë si një finale. Ju kam thënë çunave dhe ata e dinë, duhet të jemi me këmbë në tokë”.

Paga e luftës? E kanë marrë lojtarët. Falënderoj Federatën për gjestin, është gjest human. Lojtarët në kategori më poshtë, i ka ndihmuar edhe më shumë. Forma e futbollistëve? Kemi komunikuar, por tani para se të fillojë stërvitja, do të komunikoj sërish me ta dhe do të shoh gjendjen e tyre”, ka deklaruar Emanuel Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online