Nga Klaudio Ndreca
Andi Lila ka marrë një ofertë nga skuadra ku ka qenë pjesë më herët në Greqi, Pas Janina. Këtë herë jo për t’u kthyer si futbollist, por për të marrë postin e drejtorit sportiv. Një besim i madh ky i ardhur nga klubi ku mbrojtësi shqiptar ka kontribuar për shumë kohë, por që ka mbërritur në momentin e gabuar.
Tashmë Lila drejton Sindikatën e Futbollistëve të Shqipërisë, por njëkohësisht është edhe pjesë e Tiranës. Megjithëse nuk ka debutuar ende në fushën e lojës, tifozët presin më kërshëri që ta shohin të rikthehet dhe të jetë protagonist përgjatë 90 minutave. I ftuar në emisionin “Ora Sport”, Lila ka thënë se ka pasur ankth edhe te pjesëtarët e Sindikatës në lidhje me këtë zhvillim, por me shumë gjasa nuk do ta refuzojë ofertën.
“Në Janinë kam kaluar vitet e mia më të mira. Është një projekt që ata e kanë në letër. Do të ulemi dhe do të bisedojmë. Tani nuk e mendoj shumë pasi sapo kemi krijuar sindikatën këtu në Shqipëri. Edhe pjesëtarët e tjerë të sindikatës ishin në ankth për këtë zhvillim por besoj se nuk do të shkoj. Kam një mision më të rëndësishëm tanimë”, tha Lila. /Sport Ekspres/