Koronavirusi ka dëmtuar jo vetëm të ardhurat e klubeve në mbarë globin, por u ka hequr edhe të drejtën për të parë ndeshjet nga afër tifozëve, pavarësisht se një pjesë e tyre e kanë bërë abonimin. Por duket se një ekip spanjoll ka bërë një gjest për t’u duartrokitur për tu qëndruar sa më afër atyre që quhen ndryshe edhe lojtari i 12-të. Leganes ka bërë të gjithë biletat e sezonit 2020-2021 falas për shkak të efekteve të koronavirusit, i cili e ndërpreu kampionatin spanjoll në 8 Mars.
La Liga është pezulluar që nga muaji prej afërsisht 3 muajsh, por i është dhënë drita jeshile për tu rikthyer nga fillimi i qershorit, më datë 8, megjithëse të gjitha ndeshjet do të luhen pas dyerve të mbyllura.
“Duke pasur parasysh pamundësinë e luajtjes së ndeshjeve të mbetura të sezonit 2019-20 me dyer të hapura për shkak të efekteve të COVID-19, Leganes do të kompensojë tifozët që kanë bërë abonimin me bileta falas për të gjithë sezonin pasardhës, me kusht që të vërtetojnë abonimet aktuale”- tha në deklaratë zëdhënësi i klubit të Leganes, që ndodhen vendin e 19-të në La Liga./Sport Ekspres/