Trajneri zviceran i Kosovës thur elozhe për Rrahmanin: Napoli bëri blerje të zgjuar, do e tregojë veten

Lojtarët e trevave shqiptarë gjithmonë kanë arritur të tregojnë veten e tyre në arenën ndërkombëtare, teksa jo pak individë kanë arritur të kenë emër dhe të kërkohen nga ekipe të rëndësishme, ku përmendinm Rashicën, Muriqin, Rrahmanin e të tjerë me radhë. Ky i fundit ka bërë një sezon fantastik në Serie A me fanellën e Veronës, duke treguar cilësi në prapavijë.

Për këtë arsye në merkaton e verës ai do t’i bashkohet klubit të madh të Napolit, të cilët e blenë mbrojtësin për shifrën e 14 milion eurove. Trajneri Kosovës, Bernard Challandes e ka lavdëruar qendërmbrojtësin shqiptar, Amir Rrahmani për aftësitë e tij në fushë dhe është optimist se lojtari do të jetë i suksesshëm edhe me ekipin e Napolit.

“Rrahmani është një lojtar i shkëlqyeshëm. Ai është rritur shumë profesionalisht ku ka zhvilluar ndeshje të shkëlqyera ne arenën ndërkombëtare. Fillimisht me Dinamo Zagrebin, më pas me Veronën dhe me ekipin tonë përfaqësues. Për mendimin tim Napoli, ka bërë një blerje të zgjuar, pasi ka marë një lojtar të talentuar me çmim të arsyeshëm. Ai di të mbrojë, di të nisë aksionin, por di edhe të shënojë gola. Është në nivelin e Napolit, mund të bëhet lojtar i rëndësishëm atje”, deklaroi Challandes për “Radio Marte”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online