Armando Dobra tregoi besnikëri për klubin e tij, Ipswich Town, teksa nënshkroi kontratë 3 vjeçare me ta. Një vendim i tillë u mor në një kohë kur për mesfushorin shqiptar kishte interesime nga Southampton, Aston Villa dhe Leeds. Por Dorba nuk i mori parasysh ekipet e tjera dhe ishte i bindur për të mbjtur ende veshur fanellën e Ipswich, me të cilët ka prekur disa herë edhe ekipin e parë.
Talenti 19 vjeçar ka shpjeguar edhe arsyet që e shtynë të bënte një zgjedhje të tillë, duke bërë me dije se fakti që klubi i jep hapësira të rinjve dhe se nëse punon fort shpërblehesh me një vend në 11-shen bazë ishte pikërisht ajo çfarë e bëri të hidhte firmën për 3 vite të tjera me Ipswich.
“Jam shumë i lumtur që i kam zgjidhur gjërat me kontratën e re dhe tani thjesht dua të përqendrohem në futboll dhe t’i tregoj trajnerit që meritoj të luaj. Kjo ishte një pjesë e madhe e vendimit tim sepse klubi u jep shumë shanse lojtarëve të tyre të rinj dhe e di që nëse stërvitem mirë dhe performoj mirë, atëherë do të marr mundësinë time për të luajtur”, ka shpjeguar Armando Dobra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/