Vendimi për të pezulluar përfundimishtë Ligue 1 në Francë ka sjellë edhe polemikat nga pas. Presidenti i Lionit vazhdon të jetë i mërzitur nga anulimi i sezonit, teksa i quan idiotë ata që kanë vendosur për fatin e futbollit në vendin e trikolorëve. Ndërkaq mendja e Aulas është te Juventusi. Lioni fitoi ndeshjen e parë me shifrat 1-0 dhe ndezi shpresat për një kualifikim të mundshëm, por ky vendim i papritur bën që të ndjejë frikën kundër bardhezinjve.
“Ndalimi i Ligue 1 ishte një zgjedhje për idiotët e vërtetë. Është paradoksale që një vend si Spanja, i cili është prekur më shumë se Franca nga pandemia, ka reflektuar dhe ka gjetur përgjigje. UEFA kishte kërkuar të jemi të durueshëm. Na nxorri një protokoll shëndetësor, të cilin ne as nuk e kemi parë. Ky është një skandal absolut! Kur shohim që drejtuesit tanë morën pjesë në asamblenë e federatave, duke nxjerrë përfundime të ndryshme, themi se ne me të vërtetë ishim idiotë.
Ndeshja me Juventusin? Do e paraqesim veten tonë me të dyja këmbët e lidhura dhe me kokën e prerë për t’u bërballur me Juven. Ata do të kenë filluar të luajnë sërish që nga fundi i qershorit”, ka deklaruar presidenti i Lionit për “L’Equipe”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/