“Të gjithë e dimin kush ishte, nuk e di si erdhi te Interi“, futbollisti kritikon ish-trajnerin: Përdori taktika manipuluese

Frank De Boer nuk ka lënë pas kujtime të mira për tifozët e Interit, teksa në pankinën e tyre zgjati për vetëm disa muaj. Zikaltrit kishin një krizë rezultatesh dhe loje nën drejtimin e tij, gjë që solli edhe shkarkimin e holandezit nga detyra, pavarësisht se kishte nënshkruar një kontratë për 3 vite. Mbi De Boer është kthyer të flasë edhe lojtari turk Caner Erkin, i cili në verën e vitit 2016 u bë pjesë e zikaltërve, por trajneri holandez e largoi sërish drejt vendlindjes së tij.

Erkin ende nuk e kupton vendimin e teknikut në fjalë, për të cilin shprehet se e dinin të gjithë kush ishte dhe se nuk e percepronte dot se si Interi i ofroi stolin. Madje e quan edhe trajnerin më të keq në historinë e zikaltërve. Sipas Erkin, De Boer po përdorte një taktikë manipuluese për ta larguar nga klubi.

“Kurrë nuk e kuptoja pse De Boer tregoi një qëndrim të tillë ndaj meje. Unë kurrë nuk kam qenë në planet e tij që nga dita kur ai shkeli këmbën në Itali. Më la jashtë në ndeshjen e fundit të para-sezonit dhe, pasi e bëri këtë, edhe në stërvitjet për miqësoret e tjera. Më është dashur të stërvitem individualisht, i ndarë nga ekipi, me një trajner personal. Në thelb ai ishte duke përdorur një taktikë manipulimi për të më bërë të ndjehem i larguar. Qëndrimi i tij ndryshoi totalisht karrierën time të futbollit. Nuk gjej shpjegime për të.

Të gjithë e dinin se çfarë lloj personi ishte De Boer. Kjo është arsyeja pse unë ende nuk mund ta kuptoj se si ai arriti të vijë në një klub si Inter. Në çdo ngjarje dikush mund të kuptonte se qëndrimi i tij nuk i përkiste zikaltërve. Pas asaj që ai bëri me mua, unë nuk mund të kem një mendim të mirë për të. Dhe natyrisht nuk do ta kem kurrë. Biabiany thotë se ai ishte trajneri më i dobët në historinë e Interit? Jam plotësisht dakord me të, ai ka të drejtë”, ka deklaruar Caner Erkin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online