“Unë te Tirana? I respektoj shumë”, Hoxha kujton ndeshjen më të bukur të karrierës: Edhe pas 4 vitesh më pyesin njerëzit në rrugë

Alban Hoxha është një nga portierët më të suksesshëm të kampionatit shqiptar, duke arritur që të prekë madje edhe portën e Kombëtares kuqezi. Një ëndërr e çdo futbollisti kjo, por e kthyer në realitet nga gardiani i Partizanit. Ky i fundit ka qenë i ftuar në “Fan Zone” ditën e sotme, ku ka prekur disa tema. Sa i përket ndeshjes më të bukur në karrierën e tij, Hoxha nxjerr veçmas atë me Ferencvaroshin, ku priti penallti dhe shënoi edhe një supergol me panenka nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ndërkohë për një transferim në radhët e rivalëve më të mëdhenj të “të kuqve“, Tiranës, shprehet se nuk i dihet asnjëherë, por ka si dëshirë që ta përfundojë gjithçka te Partizani.

“Ëndrra e çdo lojtari është të jetë pjesë e Kombëtares dhe unë ia dola ta realizoja. Nuk mund të pretendoj akoma më shumë në ekipin kombëtar, e rëndësishme është që thirrem aty dhe përgatitem për kampionatin.

Ndeshja më e bukur në karrierë: Sfida Ferencvarosin? Kanë kaluar 4 vite nga ajo ndeshje dhe akoma njerëzit në rrugë më thonë si i prite penalltitë dhe si shënove em panenka? Pa diskutim ajo është ndeshja më e bukur në karrierën time.
Me Kombëtaren kemi festuar, por shumë pak, ndërsa me Partizanin kemi festuar më shumë. Madje para 2-3 viteve, kur fitonim në derbi ose me Skënderbeun, festonim të gjithë.

Transferimi i mundshëm te Tirana? E respektoj shumë si klub. Megjithatë, dëshira ime është ta mbyll te Partizani, por asnjerhër nuk i dihet.

Dinamo apo Partizani më i fortë? Dinamo ka qenë një ekip shumë i mirë në të kaluarën. Të dyja kanë qenë skuadra të forta. Dinamo asokohe fitonte jashtë dhe e kishte të vështirë brenda. Me Partizanin e kishim shumë të mirë kundërsulmin dhe u krijonim vështirësi kundërshtarëve.

Lika apo Hidi? Mendoj se Ilion Lika është një djalë shumë i mirë. Ka qenë si një vëlla për mua, kemi një miqësi shumë të mirë. Jam munduar të mësoj prej tij.”, ka thënë Alban Hoxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *