Ermir Lenjani i mban derën hapur Tiranës: Nëse do të shkojnë larg…

Kriza e Covid-19 do e linte Ermir Lenjanin pa ekip, por fati i buzëqeshi sërish. Presidenti i Sionit e kuptoi shpejt gabimin e tij dhe riktheu sërish në skuadër lojtarin kuqezi së bashku me tre pjesëtarë të tjerë të skuadrës. Duke parë këtë veprim të klubit futbollisti shqiptar po mendon edhe rinovimin me ta, ku ka bërë mjaft mirë këtë sezon duke qenë një pikë kyç me lojën dhe golat e tij.

Por Lenjani i lë derën e hapur edhe Superiores. Një fakt të tillë e bën të ditur në emisionin “Fan Zone“ në “Supersport“, ku ka qenë i ftuari i radhës për ditën e sotme. Lojtari i Kombëtares thotë se nëse Tirana do të shkojë larg, atëherë mund ta shohë si një mundësi reale për të mbyllur karrierën e tij pikërisht në Shqipëri.

“Ku mund ta mbyll karrierën? Po nuk e di, ndoshta edhe Shqipëria pse jo. E kam thënë për Tiranën se nëse do ketë projekte të mëdha dhe do të shkojë larg mundet që të vijë. Por aktualisht jam te Sioni, më ka kthyer trajneri dhe mund të rinovojë këtu“, ka thënë Ermir Lenjani./Halit Delibashi-Sport Eskpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online