(VIDEO)“Ai e bënte këtë në 2015”/ Menaxheri i Tyson Fury nxeh sfidën e re, Warren: Mund ta sfidoni me një shalqi?

Karantina po bën efektin e vetë këto ditë. Shumë kush është shtyrë ndaj sfidave të reja në shtëpi, si një alternativë për të “vrarë” kohën. Topat e letrës higjenike, gotat e ujit në tavan, xhonglimet apo edhe pompat e tokës tashmë nuk japin më efekt. Duke qenë se gama e sfidave të rrjeteve sociale u konsumua pak, menaxheri i Tyson Fury ka një ide të re, ndoshta pak të çuditshme.

Frank Warren ka shpërndarë në rrjete sociale në video të boksierit të tij që i përket verës së vitit 2015. Në këtë video Fury shfaqet me një shalqi në duar dhe një kokë të fortë. Pas pas sekondash shalqini ndahet në dysh me një goditje të vetme me kokë. Një postim që veç forcës duket se ka qellim edhe të tregojë pak sensing e humorit te boksieri. Ndëërsa bashkangjitur videos menaxheri i tij sfidon sportistët e ndryshëm ta shpërndajnë një video të tyren në këtë formë./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *