Shqipëria do të përballet ndaj Andorrës dhe Francës, për të përmbyllur kualifikueset e Europianit. Por zhgënjyese është pjesëmarrja e pakët e tifozëve kuqezinjë në “Elbasan Arena”. E gjithë vëmendja është përqendruar te “Arena Kombëtarja”, atje ku do të luhet me kampionët e botës.
Ndërkohë në një intervistë për “RTSH Sport”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur në lidhje edhe me këtë çështje. Duke u bazuar në fjalët e tij, tifozët e vërtetë vijnë për të parë Kombëtaren ndaj Andorrës, ndërsa të tjerët kërkojnë të shohin vetëm Mbapen dhe Ronaldon.
“Tifozët e kanë harruar rëndësinë e kësaj ndeshje të sotme. Tani uroj që ta vlerësoj Kombëtarja. Ndeshje të lehta nuk ka asnjëherë. Të gjitha ekipet luajnë në nivel të lartë dhe duhet të bësh gjithçka. Do të bëja dhe kam bërë gjithçka që stadium sot të ishte plot. Madje as vetë nuk e di se çfarë mund të bëhet. Ka shumë komoditet në “Elbasan Arena”, por tifozeria e thjeshtë vjen për të parë kundërshtarët. Ata vijnë për të parë yje si Mbape dhe Ronaldo. Ndërsa të vërtetët, vijnë për Kombëtaren pikërisht ndaj Andorrës”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/