Murati gjendet në “Elbasan Arena”, e kalon me humor: Unë erdha si skaut për Francën

Edvin Murati do të jetë në “Elbasan Arena” për të ndjekur përballjen mes Shqipërisë dhe Andorrës. Por pamja që ofron stadiumi nuk është më e mira e mundshme, pasi tifozët kanë zgjedhur që ta braktisin takimin. Kjo për shkak se në media është përfolur vetëm për ndeshjen me Francën në “Arenën Kombëtare”.

Në lidhje me këtë temë është pyetur edhe Murati nga “Supersport”, për arsyen që e solli në stadium ndaj Andorrës, në ndryshim nga të tjerët. Por legjenda e kuqezinjëve është shprehur me humor:

“Përse kam ardhur që ndaj Andorrës? Unë në fakt erdha si skaut ndaj Francës (qesh). Jo në fakt erdha për ndeshjen me Francën, por zgjodha të vijë pak më herët për të parë edhe këtë ndaj Andorrës. Nuk ka ndeshje të lehtë po nuk u mundove. E pamë se edhe Turqia kishte frikë ndaj këtij kundërshtari, duke ardhur goli në minutën e 90.

Duhet të zgjidhet sa më herët, që të ruhen energjitë për me Francën. Ndeshja në “Arenën Kombëtare” do të jetë shumë emocionuese. Ata do të jenë të kualifikuar deri kur të vijnë në Shqipëri dhe mendoj se do të fitojmë”, ka thënë Murati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online