Pas aplikimit në futboll, tashmë VAR-i pritet të përdoret edhe në sportin e boksit, për të zgjidhur kështu momentet e diskutueshme. Ky diskutim lindi pas asaj që ndodhi në ndeshjen përballë Charlie Edward dhe Julio Martinez mbrëmjen e së shtunës në Londër, ku WBC ndryshoi vendimin për “knock-out” që meksikani i bëri boksierit Edward. Ky i fundit vazhdon ende të mbajë titullin botëror, pasi u rishikua sërish momenti final në moviolë.
Bordi i Kontrollit do ta diskutojë sistemin e rishikimit në ekran në takimin e ardhshëm të këshillit, por duket se miratimi është pranë. Pa dyshim do të ishte edhe kjo historike për boksin, duke u prekur dhe ajo nga teknologjia./Sport Ekspres/