Turku i Zvicrës jep shuplakë të fortë për Shaqirin: Fitojmë pa të, do pyesni nëse ia kemi nevojën

Xherdan Shaqiri është kthyer në qendër të debateve në shtypin zviceran. Refuzimi i Kombëtares nuk është pritur mirë, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga ata që ka qenë dikur pjesë e Zvicrës. Së fundmi ai që i ka treguar “derën” sulmuesit shqiptar ka qenë Kubilay Türkyilmaz. Ish-sulmuesi me origjinë turke i Kombëtares së Zvicrës, me 34 gola në 67 ndeshje të zhvilluar, ka dhënë argumentet e tij mbi çështjen “Shaqiri”.

Tashmë në rolin e analistit sportiv në median “Blick” Türkyilmaz është shprehur fillimisht i inatosur mbi zgjedhjet e Xherdan Shaqirit. Ish-sulmuesi shkon deri aty sa pohon se Shaqiri nuk është i pazëvendësueshëm në Kombëtare. Duke përmendur emrat si Messi, Ronaldo apo edhe Hazard, Türkyilmaz ka tentuar të qetësoj tifozët për t’u siguruar se ekipi kombëtar nuk ka nevojë për të.

“Ajo që po ndodh me Xherdan Shaqirin dhe shiritin e kapitenit te Zvicra është një gjë absurde. Kjo çështje më duket sipas shprehjes: “Nëse nuk marr atë që dua, atëherë unë mërzitem”. Cilido lojtar, që vesh fanellën e ekipit kombëtar, duhet të ndjehet si kapiten. Atij i lejohet të përfaqësojë vendin e tij. Pra, nëse Shaqiri thotë tani se dëshiron të përqendrohet në klubin e tij, kjo më duket një shaka e keqe. Atëherë kjo shtron pyetjen kryesore: “A është Shaqiri i pazëvendësueshëm”?

Jo! Sa ndeshje fitoi ai për herë të fundit me Zvicrën? Asnjë! Ai nuk është Messi, as Ronaldo, as Hazard, kështu që mund të zëvendësohet. Do të shihni, skuadra do të reagojë dhe do të fitojë pa të. Atëherë do të lindë një pyetje themelore: A ka nevojë Zvicra për Shaqirin?”- ka folur gjithë pikëpyetje ish-sulmesi i Zvicrës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online