Juve ka publikuar sot momente nga zbarkimi i mbrojtësit brazilian Danilo në Torino.
28-vjeçari ka lënë Mançester Sitin në këmbim të Zhoao Kanselos, por Juve ka marrë edhe 30 milionë euro.
??? @2DaniLuiz pic.twitter.com/yVXY0mYuCD
— JuventusFC (@juventusfc) August 6, 2019
Shkëmbimi ka zemëruar tifozët e Juves, sepse në Twitter ka plasur ironia, me tifozë të shumtë që tallen me një mbrojtës që dy sezonet e fundit ka qenë rezervë te Siti.
“Mirë se erdhe Zebina”, “Erdhi zoti Plusvlera”, “Kujtova se ishte Lukaku apo Pogba”, “Klub qesharak që merr mbeturinat e të tjerëve”, ishin disa nga komentet e tifozëve.
— JuventusFC (@juventusfc) August 6, 2019