Filipe Kutinjo nuk ka të ardhme te Barcelona, që është penduar për shpenzimet kolosale për blerjen e brazilianit, por edhe sulmuesit Dembele.
Këtë verë ka pasur spekulime pa fund, por Barça nuk po arrin të gjejë blerës, edhe për faktin se çmimi i Kutinjos është mbi 120 milionë euro.
Për këtë arsye, Barcelona po mendon ta huazojë fantazistin dhe Mançester Junajtid e Totenhemi janë gati ta marrin.
Junajtid kërkon Eriksen dhe në këtë mënyrë do i hapte rrugë Totenhemit, por nëse Gjelat nuk e shesin danezin, atëherë Kutinjo do kthehej në prioritet për Djajtë e Kuq.