Në Firence të fiksuar pas gjermanëve, gati transferimi i radhës

Fiorentina zyrtarizoi ditën e djeshme transferimin e Kevin Prins Boateng, por ish-lojtari i Milanit s’do të jetë gjermani i vetëm që do të zbarkojë drejt klubit vjollcë këtë merkato vere. “Gazzeta dello Sport”, raporton se skuadra toskane po mbyll negociatat për Diego Deme.

Mesfushori i RB Lajpcig është i biri i një emigranti italian në Gjermani dhe për 11 milionë euro mund të rikthehet në tokën e të parëve të tij. Deme ka qenë pjesë e klubit të Lajpcig prej më shumë se pesë vitesh, kur klubi ndodhej në divizionin e tretë të futbollit gjerman.

27-vjeçari njihet si një mesfushor me tipare shkatërruese. Golat nuk janë pika e fortë e Deme, i cili ka ka shënuar vetëm një të tillë në karrierën e tij 9-vjeçari si futbollist profesionist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *