Barrela mbushi arkën, Kaljari shpenzon 30 milionë euro

Kaljarit regjistroi shitjen rekord të historisë së klubit duke pranuar ofertën 40 milionë eurosh të Interit për mesfushori Nikolo Barrela. Paratë e arkëtuara nga shitja e talentit vendas do të shpenzohen për të sjellë në ishull dy përforcime të bujshme për skuadrën ishullore.

I pari është uruguaiani Nahitan Nandez. Mesfushori i Boka Zhuniors pritet të mbërrinjë në Sardenjë në ditët në vazhdim. Dy klubet kanë gjetur marrëveshjen për shitjen e kartoni të 23-vjeçarit për 15 milionë euro.

Lojtari i dytë është francezi Greguar Defrel, për të cilin është arritur një akord me klubin e Romës, që do të përfitojë 15 milionë euro nga shitja e sulmuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *