Kejn flet hapur, tregon mbrojtësin që ja “nxin” jetën

Herri Kejn është një nga sulmuesit më të mirë të botës dhe një makth për mbrojtësit kundërshtar. Golashënues rrace, që të ndëshkon në momentin më të vogël që kudërshtari e lë të lirë. Megjithatë, edhe ai ka një mbrojtës, të cilin e ka shumë të vështirë t’i bëjë ballë. Quhet Xhorxho Kielini. Këtë e pohon vetë sulmuesi në intervistë.

“Më është kërkuar disa herë të them mbrojtësin më të ashpër që jam përballur dhe kam thënë Kielini. Do të thoja gjithashtu John Terry. Kielini ka shumë përvojë. E përdor trupin e tij mirë dhe pozicionohet perfekt. Kur përpiqesh të vraposh, ai e di se kur të të shkelë.”

“Gjithashtu di se kur do të të ngacmojë me fjalë për t’ju hequr ekuilibrin. Ai padyshim e di se kur duhet të kërcejë dhe të ngrihet në shpinë dhe gjithashtu kur të largohet nëse ti je mbi të. Kielini e di se ku të jetë në kohën e duhur”, shprehet ylli anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *