Real Madrid dhe Arsenal janë ndeshur në tokën amerikane në kuadër të turneut miqësor “International Champions Cup”. Takimi midis dy gjigantëve evropian u mbyll me fitoren e madrilenëve, të cilët barazuan ndeshjet pas një disavantazhi prej 2 golash dhe në goditjet e penalltive u treguan më të saktë se londinezët.
E veçantë e këtij takimi ishte futja në fushë e Gareth Bejl. Uellsianit iu deshën pak minuta për të shënuar ndaj “topçinjve”. Në fund të sfidës trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidan, komplimentoi 30-vjeçarin për paraqitjen e mirë.
Vlen për t’u përmendur se miqësorja u shoqërua nga një lojë e fortë dhe secila skuadër e mbylli ndeshjen me nga 10 lojtarë për shkak të kartonëve të kuq.
Real Madrid 2 – 2 Arsenal (3 – 2, pen)
Shënues: Bejl 56’, Asensio 58′ / Lakazet 10’ (pen), Obamejang 24’
https://www.youtube.com/watch?v=kgk21gVn3Xc