David Trezege është një emër shumë i dashur për tifozët e Juventusit. Për faktin që ka shënuar gola pafund, por edhe sepse ishte pjesë e atij grupi lojtarësh që nuk e braktisën “Zonjën e vjetër” as në Serie B.
Francezi është ndalur nga një patrullë policie në Torino dhe mes palëve ka nisur një debat. “Il Corriere di Torino” raporton se ish-sulmuesi i është nënshtruar testit të alkoolit dhe rezultati i ka kushtuar… patentën.
Konsumimi i alkoolit mbi normën e lejuar i ka kushtuar rëndë 41-vjeçarit, i cili nuk mund të ulet në rolin e shoferit për një farë periudhe.