Shënkolli pa trajner, Kruja: Ika për arsye personale

Dita e shtunë ka qenë e fundit e Alket Krujës në stolin e skuadrës së Shënkollit, që e mori në sezonin e kaluar në një situatë jo fort të mirë në renditje. Fundi ka qenë shumë pozitiv, pasi në drejtimin e Krujës kjo skuadër arriti të mbijetonte në Kategorinë e Parë.

Kështu që Shënkollit i duhet që këtë sezon ta nisë trajneri i ri. Sot paradite, tekniku Kruja deklaroi për SportEkspres.com, se arsyet e largimit nga drejtimi i skuadrës së Shënkollit janë personale.

“Situata ime personale më imponoi të marr këtë vendim për largim nga pankina e Shënkollit. I falenderoj të gjithë ata me të cilët bashkëpunova dhe realizuam objektivin e qëndrimit të Kategorinë e Parë. Shënkollit i uroj suksese në këtë sezon të ri”, u shpreh Kruja.

AGRON KAJA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *