Ekuban te Partizani, mësohet edhe formula e transferimit

Jozef Ekuban do të jetë pjesë e Partizanit. Sulmuesi, i cili është nën pronësi të Hellas Verona, sezonin e fundit është aktivizuar në Serie D me Mantovan. 19-vjeçari do t’i bashkohet të kuqve dhe shpresohet që të shpërthejë, siç ndodhi me Kaleb, të vëllanë e tij.

Gianlucadimarzio raporton se Partizani e ka marrë atë në huazim dhe në fund të sezonit mund të ushtrojë të drejtën për ta blerë. Momentalisht nuk dihet shuma, që me gjasa do të vërtitet te rreth 200 mijë euro.

Ekuban, i cili aktivizohet në të gjitha rolet e repartit ofensiv, është në moshë të re dhe te Partizani shpresojnë shumë të kenë bërë lëvizjen e duhur. Gjithsesi shpresat nuk do të jenë vetëm tek ai, pasi po punohet për të afruar të paktën edhe një sulmues tjetër kalibri, i cili edhe do të marrë përsipër përgjegjësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *