Zak Stefën është lojtari më i ri që do të zbarkojë në “Etihad Stadium”. Marrëveshja e ransferimit të portierit amerikan ishte kryer që në dimër, me lojtarin që iu bashkua Sitit këtë qershor. Shifra e shpenzuar për 24-vjeçarin është rreth 10 milionë euro.
Megjithatë, qëndrimi i tij nuk pritet të jetë i gjatë në Angli. Fortuna Dyseldorf është e interesuar për ta marrë në huazim. Marrëveshja është shumë afër mbylljes sepse Siti është dakort me këtë ide. Ata duan që Stefën të ketë më shumë minuta në dispozicion dhe huazimi është zgjidhja më e mirë në dispozicion.
Ky lajm ndikon edhe te portieri i kombëtares kosovare, Arijanet Muriç. 20-vjeçari flitet për një largim të mundshëm, por këtë verë është e destinuar të mos ndodhë. Largimi i Stefën dhe perëndimi i karrierës së Klaudio Bravos, e bën Guardiolën të mos e lejojë largimin e yllit kosovar.
Spanjolli pritet ta mbajë në ekip, duke i premtuar se do të ketë më shumë përgjegjësi. Muriç do të ketë mundësi më shumë për të zbritur në fushë. Ai pritet të jetë titullar në “Carabao Cup” dhe “FA Cup”. Kjo do të ishte një mundësi mjaft e mirë që Muriç të dëshmojë sesa vlen dhe të reklamohet sa më shumë.