Franca ka fituar 1 – 0 ndaj Kroacisë në fazën e grupeve të Europianit U21. Fitorja e “gjelave” eliminon nga turneu skuadrën ballkanase, por edhe atë angleze, të cilës i duhej një fitore e Kroacisë për të mbetur në garë pas humbjes befasuese 4 – 2 ndaj Rumanisë.
Protagonisti i ndeshjes ishte sulmuesi i Lionit, Musa Dembele. 22-vjeçari zhbllokoi takimin me një gol me kokë në minutën e tetë. Kjo ishte fitorja e dytë për francezët, të cilët më parë mundën Anglinë me përmbysje 2 – 1. Ditën e hënë Rumania dhe Franca do të përballën për ekipin që do të renditet i pari në grupin C.
Francë U21 1 – 0 Kroaci U21
Shënues: Dembele 6’