Disiplina s’pushon, një falje dhe lumë dënimesh në futbollin e moshave

Me ardhjen e verës futbolli i të rriturve në Shqipëri ka mbaruar, por jo ai moshave të reja. Shkeljet e rregullores në këtë kategori të garave mbeten nën vëzhgimin e komisionit të disiplinës, që ditën e sotme ka publikaur tetë vendime.

Shtatë prej vendimeve prekin lojtarë, klube dhe trajnerë të ekipeve të moshave, ndërsa është pranuar kërkesa e faljes së futbollistit të Tomorit Aldo Dervishi, i cili kishte dhe katër ndeshje për të shlyer si pasojë e goditjes së lojtarit kundërshtar.

Ja të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës së FSHF-së ditën e sotme:
1.KF “Partizani” U-17 (amator), për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, dënohet më humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 si dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
2.KF “Besa” U-13, për braktisje të ndeshjes më KF “Arena Shijak” U-13, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet më humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 si dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
3.Zyrtari i KF “Besa” U-13, Ariel Shtini, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i dënimeve që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
4.Zyrtari i KF “Ali Demi” U-13, Ridvan Fazliu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet më 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.KF “Ali Demi” U-13, sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dukë refuzuar daljen nga fusha e lojës dhe duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes kundër KF “Petrela” U-13, në bazë të Nenit 49/5 të KDS, dënohet më humbjen e ndeshjes në tavolinë më rezultatin 3-0.
6.KF “Dajti” U-11, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë më rezultatin 3-0 si dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
7.Pranimin e kërkesës së FK “Tomori”, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Aldo Dervishi. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Aldo Dervishi vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
8.Rrëzimin e kërkesës së “Football Republic” si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online